Problemi me lumin Pçinja, “ekonomia” heziton për prishjen e koncesionit

Koncesioni i dhënë, në kundërshtim me Ligjin e ujërave, nuk është arsye e mjaftueshme për Ministrinë e ekonomisë që ta ndalojë kompaninë “Europrogres” të gërmojë rërë dhe zhavorr në lumin Pçinja në Konjare të Mesme. Ministria informon se ata do të presin që Inspektorati shtetëror i ekologjisë të konstatojë shkelje të dispozitave të mjedisit e më pas të mendojnë për marrjen e koncesionit. Kompania “Europrogres” gati 10 vjet në këtë vend gërmon rërë nga Pçinja.

Ministria e Ekonomisë:

“Sipas Ligjit për Burime Minerale, nëse koncesionari shkel rregullat në fushën e mjedisit jetësor, ka bazë që Ministria e Ekonomisë të përgatisë propozim-vendim për përfundimin e koncesionit, por me propozimin e organeve të administratës shtetërore përgjegjëse për çështjet e mjedisit jetësor”.

Parregullsitë për të cilat inspektorët flasin kanë të bëjnë me procedurën e rinovimit të lejes së lëshuar në vitin 2019. Lidhur me gërmimin, ata thonë se nuk kanë pasur as program për mbrojtjen e mjedisit. Për më tepër, sipas të dhënave të Entit Hidrometeorologjik, kufijtë e koncesionit kanë hyrë në zonën e daljes nga shtrati të lumit Pçinja. Por pronari i “Europrogres” Qazim Osmanoviç tha për Alsat se punon në përputhje me procedurat.

“Jo vetëm në periudhën e kaluar, por vite me radhë, jemi vazhdimisht nën trajtimin dhe kontrollin e inspektimeve, nga kompetenca të ndryshme, të cilët kryejnë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme dhe përpilojnë procesverbale. Asgjë nuk është gjetur diçka, që është përtej asaj që lejohet”, tha Qazim Osmanoviq, “Europrogress”.

Publiku u interesua për rastin pasi banorët e Konjare e Mesme, u ankuan se për shkak të nxjerrjes së rërës nga vendi i kontestuar, iu zbrazen puset e tyre, dhe toka e tyre pjellore bujqësore iu shkatërrohet.

 

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button