Regjistrimi i popullsisë, Enti i Statistikave vazhdon përgatitjet

Pavarësisht zërave në rritje për shtyrje të mundshme të regjistrimit të popullsisë, Enti shtetëror i statistikës vazhdon përgatitjet për zbatimin e procesit. Nga ky institucion nuk treguan se si këto zëra nga funksionarët politik kanë ndikuar në punën e tyre përgatitore por thonë se respektojnë ligjin në fuqi.

Enti Shtetëror i Statistikës:

“Enti punon dhe përgatitet për regjistrimit në përputhje me Ligjin për regjistrim i cili është në fuqi. Deri sa nuk ka dispozitë të re ligjore, ne do të vazhdojmë punën sipas afateve të vërtetuara me Ligjin për regjistrim.”

Ndërkohë Statistika pritet së shpejti të publikojë metodologjinë e regjistrimit, të shpallë konkurs publik për rekrutimin e regjistruesve, inspektorëve dhe komisionerëve që do ta realizojnë regjistrimin. LSDM-ja kërkon që regjistrimi i të bëhet patjetër.

“Po, do të ketë (regjistrim). Ai do të bëhet sipas ligjit të votuar në Kuvend, nga 1 deri më 21 prill. Regjistrimi është i nevojshëm sepse ne si shtet jemi të vetmit që s’kemi bërë regjistrim 20 vjet”, tha Dime Vellkovski, LSDM.

Kreu i partisë Zoran Zaev një ditë më parë tha se regjistrimi mund të shtyhet për një muaj ose dy, në rast se kjo është e pranueshme për opozitën. Propozimi për shtyrjen e procesit me qëllim të arritjes së konsensusit politik dhe shmangies së infektimit nga virusi ishte i Presidentit Stevo Pendarovski. VMRO-DPMNE-ja këmbëngul që procesi të shtyhet për prillin e vitit të ardhshëm, atëherë kur do të jetë më e sigurt në aspektin shëndetësor.

“Ne kemi kërkuar, edhe në zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë, të shtyhen për një arsye të vetme, pandeminë. Vlerësojmë se, nëse përfundimisht do të marrim vaksina, në këtë shtet të bëhet imunizimi në tetor do të çlirohemi nga pandemia dhe do të mund të mbahen zgjedhje”, pohoi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Regjistrimi në terren, sipas ligjit në fuqi, duhet të fillojë nga 1 prilli dhe të zgjasë 3 javë, deri më 21 prill. Regjistrimi elektronik i diasporës duhet të fillojë një muaj më herët, konkretisht më 1 mars.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button