“Javna Soba”, përfundon ekspertiza e celularëve

Ekspertiza e telefonave të konfiskuar të katër personave që postonin foto në grupin e Telegramit “Javna Soba” duhet të përfundojë sot ose më së voni nesër, siguroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Raporti do të dorëzohet në prokurori. Ndërkohë, policia ka punuar në identifikimin e anëtarëve të tjerë që kanë shpërndarë fotografi në grupin tashmë të mbyllur, i cili numëronte mijëra anëtarë. Spasovski edhe njëherë theksoi se e pengesë për hetimin është se platforma “Telegram” nuk bashkëpunon për ta lehtësuar atë.

“Ende nuk ka asnjë komunikim nga Telegram dhe kjo është një vështirësi shtesë për të paraqitur prova si te ministria ashtu edhe te prokuroria”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Ministria e Drejtësisë njoftoi ndryshime në Kodin Penal – për të futur një nen të ri “përndjekje”. Do të parashikojë deri në tre vjet burg për ata që keqpërdorin të dhënat ose i përdorin ato përmes mjeteve të telekomunikimit. Ministria në fjalë ndryshimet do t’i dërgojë në Qeveri ndërsa do të vendosen edhe në ENER, platformë elektronike e internetit ku qytetarët do të mund t’i shohin ndryshimet. Më pas do të shkojnë për votim në Kuvend ku nevojitet shumicë e thjeshtë. Dje, u organizua edhe marsh protestues ku pjesëmarrësit porositën se “Javna Soba” nuk është aheng, por vepër penale. Viktimat që u abuzuan në këtë grup ku u shpërndanë fotot e tyre gjithashtu folën gjatë protestës. Grupi “Javna Soba” nuk ekziston më, por me mbylljen e tij janë hapur grupe të reja, ku janë anëtarësuar persona nga vendi dhe Serbia.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button