Shkarkohet gjykatësja Lidija Nedellkova

Këshilli Gjyqësor e shkarkoi gjykatësen e lartë Lidija Nedelkova. Anëtarët e organit më të lartë gjyqësor deklaruan unanimisht se Nedelkova punoi me vonesë, dhe në mënyrë të pandërgjegjshme në Gjykatën e Lartë. Ajo aktualisht është pezulluar si gjykatëse supreme, dhe nuk guxon të hyjë në Gjykatë.

“Kryerja me vonesë, me pakujdesi, dhe në mënyrë të pandërgjegjshme të e obligimeve të punës, shkelje e Rregullores së procedurës gjyqësore, d.m.th. Kodit të Etikës Gjyqësore dhe të tre shkeljet janë të bazuara. Kështu konstatuam, dhe kështu votuam”, tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Përgjegjësi për Nedellkovën në të kaluarën kërkoi edhe kreu i shkarkuar i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Sipas vërejtjeve të tij, Nedellkova ka marrë pushim pa vendim, nuk ka dashur të pranojë lëndë, dhe si mëkat iu atribua mungesa në seanca në Këshillin e apelimeve. Por, ajo thotë se ishte rrëzuar dhe e kishte lënduar nofullën dhe se kishte kush që ta zëvendësojë atë. Nedellkova sot mohoi të gjitha shkeljet e pretenduara.

“Kështu që ngjarja është trilluar, është e qartë se ka një kombinim politik-personal për atë që të shkarkohem dhe të mos llogaris më në gjyqësor, të mos u pengoj”, pohoi Lidija Nedelkova, gjykatëse.

Vendimi i Këshillit Gjyqësor nuk është përfundimtar. Nedellkova mund t’u ankohet para kolegëve në Gjykatën e Lartë, ku ajo ishte shefe. Në bisedat e përgjuara, gjyqësori mori epitetin “Svarovski”, sepse në njërën nga regjistrimet audio u dëgjua se si bashkëbiseduesit pretendojnë se për shërbime kanë marrë kristale nga ai brend.

 

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button