Shumë qytetarë në prag të ekzistencës! Çmime më të shtrenjta, paga të njëjta

Çmime më të shtrenjta, paga të njëjta, largime masive nga puna, dhe nga ana tjetër masa të pamjaftueshme dhe të parakohshme për ndihmë nga shteti. Kjo është mënyra se si Konfederata e Sindikatave të Lira e paralajmëroi protestën, për siç thonë, autoritetet më në fund të fillojnë me rritjen e drejtë të pagave minimale dhe mesatare. Protesta do të zhvillohet në 15 Prill.

Të gjithë e dimë se sa është shtrenjtuar jeta 2 vitet e fundit. Ne të gjithë shkojmë në dyqan, në treg dhe shohim sa janë shtrenjtuar produktet. Vetëm në muajin mars kemi inflacion prej dy për qind, dhe kjo tregon gjithçka…”, tha Blagoja Ralpovski nga Konfederata e Sindikatave të Lira.

Sindikalistët paralajmërojnë se punëtorët janë të varfëruar dhe vështirë e mbijetojnë krizën shëndetësore dhe ekonomike.

Ata që janë të sëmurë u mohohet paga, atyre që janë të izoluar iu mohohet paga, zyrtarisht 50 deri në 60 mijë qytetarë i kanë humbur vendet e punës”, theksoi Blagoja Ralpovski nga Konfederata e Sindikatave të Lira.

Shpenzimet e nevojshme mujore të një familje katër anëtarëshe, sipas Lidhjes së Sindikatave, kapin shumën mbi 33 mijë denarë, dhe paga mesatare është 28 mijë. Nëse, nga ana tjetër, të dy bashkëshortët marrin pagë minimale prej 15.200 denarë secili, së bashku nuk do të mund t’i mbulojnë shpenzimet themelore në muaj.

Shporta sindikale e LSM:


-Ushqim dhe pije 14.162 denarë

-Banim 10.817 denarë

-Higjienë 2.371 denarë

-Transport 2.498 denarë

-Veshmbathje 2.124 denarë

-Kulturë 1,067  denarë

-Kujdesi për shëndetin 728 denarë

 

Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë se muajin e kaluar madje është vërejtur rritje e mëtejshme e kostos së jetesës prej 2.1 për qind. Në muajin mars janë shtrenjtuar edhe çmimet me pakicë 2.6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja më e madhe është në çmimet e vajit, sheqerit, reçelit, bukës, drithërave dhe produkteve të qumështit. Të dhënat thonë se para pandemisë kishte 27 mijë familje që merrnin ndihmë sociale, tani numri është rritur në 32,500 familje.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button