Këta janë ish ministrat e financave që do ta këshillojnë Fatmir Besimin

Ish-ministrat e financave të VMRO-DPMNE-së, Zoran Stavrevski, Kiril Minovski dhe Trajko Slavevski, i cili tani është kryetar aktual i Këshillit të Qytetit të Shkupit, do ta këshillojnë ministrin e Financave Fatmir Besimi. Trupi i ri këshillues i ministrisë përfshin gjithashtu ish-ministra të tjerë të financave, duke përfshirë Xhevdet Hajredinin, Taki Fitin dhe Nikolla Popovskin. Ky Këshill do të jetë aktiv gjatë gjithë vitit për çështje dhe tema të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, sipas ministrisë përkatëse. Në takimin e parë të sotëm, sipas informacioneve, është biseduar për perspektivat ekonomike të Maqedonisë, sfidat që dalin nga pandemia, kriza energjetike, presioni i çmimeve në bursën botërore, por edhe nevojën për rritje ekonomike./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button