Tensionet me Turqinë, avionët francezë zbarkojnë në Greqi

Katër avione “Rafale” të Francës kanë zbarkuar në bazën ajrore greke Tanagra pas stërvitjes së ditës së djeshme “si një kundërpërgjigje e përbashkët ndaj kërcenimeve turke”, raportojnë mediat greke.

Avionët u inspektuan nga oficerët e forcave ajrore greke pasi kjo e fundit ka porositur 18 të tillë nga Franca, të cilët pritet të mbërrijnë në vend gjatë muajve të ardhshëm.

Gjatë muajve të fundit Greqia dhe Franca kanë rritur bashkëpunimin mes tyre në lidhje me furnizimin me teknologji ushtarake siç është blerja e katër fregatave dhe 18 avionëvë të avancuar “Rafale”, me të cilat Greqia synon që t’i kundërpërgjigjet supremacisë turke në bregun përballë.

LEXO EDHE:

Back to top button