Trump: Vaksina vjen së shpejti

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech sot njoftuan se vaksina që kanë zhvilluar këto kompani është 90% efektive.

Kjo u njoftua nga presidenti i Pfizer, Albert Bourla.Vaksina u zhvillua nga American Big Pharma Pfizer së bashku me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech.

Në lidhje me: Vaksina e parë kundër Covid-19 që ofron 90% mbrojtje, thonë nga kompania farmaceutike

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

“Tregjet po reagojnë shumë mirë, vaksina është rrugës. Raportohet 90 përqind efektive. Sa lajm i madh”, shkruan presidenti Trump në Facebook.

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund ta parandalojë infektimin në masën mbi 90 për qind sipas një studimi paraprak.

LEXO EDHE:

Back to top button