Antikorrupsioni me kritika për emërimin e drejtorëve

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pasi kontrolloi emërimin e ushtruesve të detyrës drejtorë, në institucionet shtetërore, zbuloi se ky funksion nuk përdoret për të kapërcyer një gjendje të caktuar deri në plotësimin e pozicionit të lirë udhëheqës. Analiza tregoi se emërimi i drejtorëve përdoret si mënyra e vetme për të vendosur njerëz të caktuar në pozitë. Bëhet fjalë për emërime qeveritare në sektorët e arsimit, kulturës, ndërmarrjeve publike, shëndetësisë dhe në Fondin Shëndetësor.

Emërimi i ushtruesit të detyrës bëhet vazhdimisht disa herë. Ne kemi qenë dëshmitarë për gjashtë ose shtatë herë, i njëjti person është zgjedhur si ushtrues detyre. Për më tepër, ligjet për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e një drejtori nuk respektohen. A e dini se ushtrues detyre drejtor mund të zgjidhet për një periudhë deri në gjashtë muaj, por nga emërimi i tij brenda pesëmbëdhjetë ditëve, është e nevojshme që të shpallet konkurs për drejtor. Kjo zakonisht nuk respektohet dhe ushtrues detyre drejtorë zgjidhen vazhdimisht”-tha Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit.

LEXO EDHE:

Back to top button