Vdekja nga Covid-19 e 22-vjeçares shtatzënë, autoritetet thonë se ka pasur komorbiditete

Vdekja e 22 vjeçes shtatzënë, për të cilën autoritetet thonë se ishte e infektuar me CoVid-19, trazoi opinion publik sepse është viktima më e re që nga fillimi i pandemisë. Nga Klinika e Gjinekologjisë thonë se e ndjera më 22 nëntor mori terapi ambulantore nga komplikimet e shtatzënisë, por ka refuzuar të shtrohet në repartin ku gratë e tjera ishin me CoVid-19 meqë PCR testi i doli negativ. Drejtoresha e kësaj Klinike tha se ajo kishte simptome tipike të virusit dhe nuk ka dashur të rrezikoj personelin mjekësorë dhe shtatzënat e reparteve të tjera.

Sërish u kthye në Klinikë diku në ora 11, por nuk donte të qëndroj sepse duhej të hospitalizohej në repartin ku ishin të infektuarat me CoVid-19, kurse ajo kishte test negativ. Familja ishte e shqetësuar sepse donin ta bindin për të qëndruar në spital. Kur erdhi mëngjesin e datës 23, vetëm se ishte me fetusin e vdekur dhe me pasqyrë shumë të përkeqësuar laboratorike”-tha Viktorija Jovanovska, Drejtoreshë e Spitalit të Gjinekologjisë.

Jovanovska tha se pasi pacientja humbi foshnjën, testi i dytë i rezultoi pozitiv në CoVid-19 kur ajo tani më po luftonte edhe për jetën e saj, me mbi 30 mmol/l të nivelit të glukozës në gjak. Por, nga  drejtoria e Spitalit “8 Shtatori” thonë se e ndjera u soll në gjendje kome. Drejtori i spitalit Hristijan Kostov na tha se pacienten e intubuan në ventilim mekanik, por vdekja klinike iu konstatua më 9 dhjetor.

Ajo u soll nga Gjinekologjia, kur ishte e hospitalizuar 10 ditë. Atje kishte fetus të vdekur e bërë operacion dhe pas intervenimit nuk kanë arritur ta zgjojnë, nuk e di, nuk u zgjua më! Në Tomografi Kompjuterike shihej se kishte pneumoni të rëndë, dy herë i bëmë CT në mushkëritë e bardha. Në gjendje shumë të keqe të pneumonisë nga kovid dhe këtu ishte e shtruar 12 ditë në respirator dhe ndërroi jetë”-pohoi Hristijan Kostov, Drejtor i Spitalit “8 Shtatori”.

22 vjeçja shtatzënë e cila ndërroi jetë vlerësohet që komorbiditet të kishte diabetin. Megjithatë mbeten ende rrethana të pasqaruara lidhur me vdekjen e saj. Përndryshe, kjo është shtatzëna e gjashtë, e cila humbi jetën si pasojë e komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga CoVid-19.

 

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button