Sëmundja “gjuha blu”, Shqipëria ndalon importin e kafshëve nga Maqedonia

Shqipëria ka ndaluar importin dhe tranzitimin e kafshëve nga Maqedonia, si masë mbrojtëse, kundër sëmundjes së kafshëve, e njohur si gjuha blu. Deri tek vendimi për ndalim të importit dhe tranzitimit, ka ardhur si pasojë e neglizhencës së Agjencisë për ushqim dhe veterinari të Maqedonisë së Veriut, në rregullimin në kohë të dokumentacionit përkatës sa i përket paraqitjes apo jo të ndonjë sëmundjeje tek kafshët dhe deponimin e këtij raporti në Organizatën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shëndetit të kafshëve OIE, është shprehur kreu i shoqatës së Blegtorëve të Maqedonisë së Veriut, Mexhit Amiti. Ai më tej ka shtuar se, shkaku i kësaj vonese, Maqedonia e Veriut, do të ketë një humbje prej rreth 12 milion euro, nëse kufiri nuk hapet, me qëllim që, të vazhdojë eksporti i kafshëve. Por, sipas Amitit, ky nuk është problemi i vetëm i blegtorëve të vendit. Ata ankohen edhe për çmimin e ulët të mishit të qengjit në treg, gjë kjo që, pamundëson kultivimin e tyre në të ardhmen, sepse rritja e tyre, kushton më shumë se sa shitja.

Dëmi është i madh, sepse ne momentalisht si blegtorë, siç e dini njëherë me çmimet kemi hall se nuk janë reale, sepse çmimi i qengjit deri sa të rritet është shumë më i madh se sa fitimi që e merr, edhe kjo ndalesa që tani u bë jo me fajin e blegtorëve por me fajin e Veterinës, sepse Shqipëria është në të drejtë, ajo shikon rregullin evropian por këta tanët në këtë anë nuk punojnë si duhet. Vonesat janë te Agjencia për ushqim dhe veterinari. Përmes Shqipërisë në Itali dhe Greqi, po sidomos në Itali që dërgojmë ne kemi marrë në vit nga 12 – 13 milion euro, por askush nuk e shikon këtë leverdi në ekonomi”-tha Mexhit Amiti, kryetar i Shoqatës së Blegtorëve të Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse ndalesa është sjellë që në muajin tetor, nga Agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Atanasov, thonë se nuk kanë njohuri për një ndalesë të tillë.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari:

“Në muajin e shtatë ne kumtuam se është shfaqur gjuha blu te kafshët e vogla dhe të mëdha dhe në bazë të saj ne lëshuam njoftim për ndalesë lëvizjeje apo tregtim nga ana jonë, sepse nuk duhet dikush të na vë ndalesë neve por vendosem vetë ndalesën. Do duhej që Shqipëria të mos e frenoj këtë proces sepse me shumë ndërgjegje e punojmë punën tonë sepse nuk ka sëmundje, po në rast se ka ne vet nxjerrim ndalesë për tregtim dhe lëvizje. Presim që në afat të shkurtër kohor Shqipëria ta merr vendimin tonë dhe të lejoj qarkullimin e kafshëve”.

Përndryshe, pikërisht shkaku i neglizhencave të këtilla dhe uljes rapide të çmimit të qengjave, në vendin tonë, nga dy milion kokë qengja që ka pasur vite më parë, ky numër ka rënë në vetëm 400.000.

Bashkim Sulejmani                                                                            

LEXO EDHE:

Back to top button