VIDEO / Erdon Daci, golashënuesi më në formë në Belgjikë!

Futbollisti nga Shkupi, i cili aktualisht luan për skuadrën e Vesterlos, Erdon Daci, është në formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi 23 vjeçar arriti, që të vazhdojë serinë e shënimit të golave dhe në sfidën e fundit, ndaj Muskronit, shënoi 2 gola në përmbysjen ndaj Muskronit (4-3).

Vesterlo ishte në disavantazh 0-2 në terrenin vendas dhe pas 45 minutave të para. Mirëpo në vazhdim gjërat u ndryshuan krejtësisht dhe ishte Daci që shënon golin e parë në minutën e 58 -të për të barazuar shifrat në 2-2, ndërsa ishte në aksion për golin e tretë, që në fund të shënojë golin e katërt për Vesterlos në minutën e 78, pran rezultatit 4-2.

 

 

Aktualisht Daci është sulmuesi i dytë në Ligën e Dytë të Belgjikës me 8 gola të shënuara dhe mediat në Belgjikë e cilësojnë si sulmuesi më në formë në këtë rang të garimeve, pasi që në 4 ndeshjet e fundit, ka arritur që të shënojë 5 gola.

Në video mund të dëgjoni reagimin e parë të Dacit, pas fitores ndaj Vesterlos.

 

LEXO EDHE:

Back to top button