Zaev: Me zgjedhje demokratike fitojmë të gjithë, qytetarët e kanë fjalën e fundit

Kryeministri Zoran Zaev, pas nënshkrimit të Kodeksit për zgjedhe të lira dhe demokratike u shpreh se me zgjedhje të lira dhe demokratike do të fitojnë të gjithë. Ai madje bëri apel për fushatë të qetë dhe evropiane, ndërkohë që u shpreh i bindur se në fund janë qytetarët ata të cilët do ta thonë fjalën e fundit.

“Me zgjedhje të lira dhe demokratike, me zgjedhje të cilat do të jenë evropiane do të fitojmë të gjithë. Kjo është më e rëndësishmja, sepse tani nuk ka kthim pas. Në ciklet e fundit zgjedhore, në këto katër vitet e fundit kemi pasur zgjedhje të lira dhe demokratike dhe ën çdo cikël zgjedhor është mirë e më mirë. Zgjidhjet ligjore, në pjesën më të madhe janë implementuar rekomandimet e ODIHR, ka mbetur dhe një pjesë e vogël, përqindja e zgjedhësve për listat e pavarura, sepse nuk arritëm që ta harmonizojmë dhe ka mbetur modeli i vjetër. Por u zgjidh problemi me përfaqësimin e drejtë në media, hapësira mediale, u zgjidhën shumë sfida të tjera dhe më vjen mirë që krejt kjo ndodhi me konsensus”, tha Zaev, sipas të cilit kur bëhet fjalë për zgjedhje të këtilla të rëndësishme, të shfrytëzojmë fushatën dhe të zgjedhim atë që është më i mirë, sepse këtu krijohet jeta, këtu janë çerdhet, shkollat, uji, rruga, infrastruktura dhe shumë çështje të tjera, andaj të zgjedhim më të mirin.

“Të lëmë që qytetarët të bëjnë zgjedhjen më të mirë. Fjalën e fundit e kanë qytetarët”, u shpreh Zaev dhe njëherit iu bëri thirrje të gjithë funksionarët që të mos shfrytëzojnë veturat dhe gjithë tjera që posedojnë se ato janë të të gjithë qytetarëve dhe të mos i keqpërdorin për fushatë zgjedhore.

LEXO EDHE:

Back to top button