Zaev: Në përmendore do të mbetet shkrimi “okupatori fashist”

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme tha se grupi i historianëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë zgjidhur disa konteste për pesë figura historike të tre periudhave të ndryshme dhe se për momentin po diskutohet për figurën e Goce Dellçevit, transmeton Alsat. Zaev tha se në pjesën politike, respektivisht në pjesën për irredentizëm dhe provokim, në përmendoret e Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë do të mbetet mbishkrimi “okupatori fashit”, por që do të largohet dimensioni etnik.

“Kur të shihni në vendet e Evropës Perëndimore, okupatori fashist nuk ka ngjyrë etnike, nuk ka kombësi, kudo që të shkoni në botë. Gjithsesi në përmendore do të mbetet okupatori fashist, qëllimi është të fshihet pjesa “bullgar”, ose ndonjë provokim tjetër”, deklaroi mes tjerash kryeministri Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button