Zgjedhjet lokale, Zaev: Tre kandidatë shqiptarë për Tetovën

LSDM thotë se ekziston dëshira me partnerët e koalicionit qeverisës për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të tetorit, por akoma është herët për ndonjë marrëveshje koalicioni. Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura këtë pasdite të kreut të LSDM-së Zoran Zaev me liderin e BDI-së Ali Ahmeti në fokus ka pasur pikërisht bashkëpunimin parazgjedhor. Gjatë ditës kreu i LSDM-së tha se partia e tij ka gjithsej 5 kandidatë për komunën e Tetovës, prej të cilëve 3 janë shqiptarë. Sipas tij e rëndësishme është cilësia dhe jo përkatësia etnike.

Edhe një herë do të vërtetojmë se dëshira për përfaqësim të përbashkët është e pranishme. Kurse detajet as unë e as ai sot nuk mund ti themi sepse procedurat për kryetarë të komunave vazhdojnë. Nuk e dimë kush do të jetë nga BDI, BESA, PDSH e as nga LSDM. Ja të themi për Tetovën, por besoj që në fund do të arrijmë një qëndrim të përbashkët që e kemi obligim sipas filozofisë një shoqëri për të gjithë. Në procedurën tonë tanimë nga 5 kandidatët, 3 janë shqiptarë të nominuar nga organet partiake komunale. Sigurisht pasojnë anketat si në të gjitha komunat e tjera dhe në rrethana të tilla unë personalisht do të isha i gëzuar nëse kemi një kandidatë shqiptar, i cili do të ishte favorit – deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev tha se partia e tij LSDM është e gatshme të pranoj cilëndo datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, përfshi edhe 17 tetorin siç kërkon VMRO- DPMNE-ja.

Për mua është shumë e rëndësishme se çfarë do të thotë opozita, jo për neve. Ne e propozuam 31 tetorin, ata menjëherë një hap mbrapa. Ajo duhet të jetë e kënaqur me datën e zgjedhjeve. Nëse ato mbahen më 17 tetor, fushata përkon me regjistrimin, dhe kjo nuk është e mirë, ne duhet ta shtyjmë regjistrimin deri në fund të shtatorit, pas së cilës fushata mund të fillojë. Por nëse thotë opozita se data 17 dhe të gjitha partitë e tjera bien dakord, edhe ne do të jemi dakord. Fundjava tjetër është 24 dhe 31, këto janë opsionet për tetorin – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Nga VMRO DPMNE mbeten në qëndrimin që nëse zgjedhjet lokale nuk mbahen me 17 tetor do të jenë anti kushtetuese, meqë kjo datë përmbush mandatin e plotë 4 vjeçar të krerëve aktual të komunave duke llogaritur vitet kalendarike nga rrethi parë i zgjedhjeve të kaluara lokale. Sipas Ligjit për Zgjedhje, zgjedhjet duhet të mbahen në vitin që mbushen 4 vite të mandateve por me tolerancë kohore 15 ditë apo edhe më tepër brenda vitit të njëjtë.

Adnan Qaili

 

LEXO EDHE:

Back to top button