Procesi i imunizimit në vend zhvillohet pa ndërprerje

Procesi i vaksinimit në vend vazhdon të zhvillohet pa ndërprerje. Deri dje numri i qytetarëve të vaksinuar ka arritur 473.657 ku 305.804 prej tyre janë vaksinuar me dy doza. Gjatë ditës së djeshme me dozën e parë janë vaksinuar 4.976 qytetarë ndërkaq 17.521 të tjerë e kanë marrë dozën e dytë. Vaksinimi në terren zhvillohet në gjithë territorin e vendit me rotacion të ekipeve mjekësore në gjitha fshatrat, zonat rurale dhe vendbanimet. Ndërkaq edhe vaksinimi pa termin i qytetarëve vazhdon te zhvillohet në të gjitha pikat e vaksinimit në vend. Faqja e internetit vakcinacija.mk është e hapur për paraqitjen e fëmijëve të cilët duan të vaksinohen. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 raste pozitive me Kovid19. Nëntë prej tyre në Tetovë, 6 në Shkup, 1 në Prilep dhe 1 në Kavadar. Pas një periudhë të gjatë është shënuar edhe një viktimë nga virusi Korona.

- Advertisements -

LEXO EDHE:

Back to top button