Humane – një smartphone në pëllëmbën e dorës, fjalë për fjalë

Humane - një smartphone në pëllëmbën e dorës, fjalë për fjalë

Inovatorët që kanë punuar për Apple kanë zbuluar një pajisje të re inteligjente të quajtur Humane, e cila është e armatosur me inteligjencë artificiale dhe teknologji që krijuesit besojnë se mund të zëvendësojnë telefonat inteligjentë. Humane është e destinuar për një të ardhme edhe më inteligjente dhe personale, thonë Imran Chaudhry dhe Bethany Bongiorno.

Ajo që e bën këtë pajisje të ndryshme është se aktivizohet me zë dhe më pas çdo gjë projektohet në pëllëmbën e përdoruesit, nga mesazhet tek telefonatat. Kështu, sipas krijuesve, hiqet nevoja për të parë vazhdimisht një ekran, si dhe kufizimet fizike të ekraneve të ndjeshëm ndaj prekjes.

Shihni se për çfarë bëhet fjalë.

LEXO EDHE:

Back to top button