Ka mbërritur traileri për vazhdimin e ri të “Mission Impossible”

Ka mbërritur traileri për vazhdimin e ri të “Mission Impossible”

Pas suksesit të pabesueshëm me “Top Gun: Maverick”, Tom Cruise vazhdon punën dhe paralajmëron një spektakël filmik emocionues.

Mission: Impossible 7 do të shfaqet në kinematë në mbarë botën më 13 korrik. Filmi së fundmi ka marrë një trailer të ri.

Në këtë vazhdim, personazhi kryesor Ethan Hunt dhe ekipi i tij shkojnë në misionin më të rrezikshëm ndonjëherë, që është të gjejnë një armë të re të tmerrshme që kërcënon të gjithë njerëzimin përpara se të bjerë në duar të gabuara. Përballë një armiku misterioz, Ethan kupton se ky mision është më i rëndësishmi për të, më i rëndësishëm edhe se jeta e të dashurve të tij.

Filmi do të ketë një vazhdim tjetër në vitin 2024, i cili do të lidhet me filmin e ri që do të dalë në korrik.

 

LEXO EDHE:

Back to top button