Humbi betejën me Kovid-19 mjeku nga Kumanova, Shukri Fazliji

Korona Virsui i merr jetën edhe një mjeku nga Kumanova. Bëhet fjalë për internistin, Shkuri Fazliji i moshës 49 vjeçare. Fazliji prej tre ditësh ishte i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fazliji la pas vetes një vajze dhe dy djem.

- Advertisment -

Informacionin e ka konfirmuar vajza e tij, Anila, e cila në fb ka shkruar:

“Sot ne moshën 49 vjeçare ndërroi jetë babai ynë i dashur Shukri Fazliji. Do të të kujtojmë gjithmonë për zemrën tënde të madhe, për humanizmin dhe bujarinë. Na le shume herët babi, por në zemrat tona ti nuk do të vdesësh kurrë. Na e humbe dëshirën për te jetuar o babi. T’i ishe krenaria jonë dhe ne do të mundohemi të të bëjmë krenar ne boten tjetër. Qofsh i xhenetit Babi, të duam shuuumë!”.

LEXO EDHE:

Back to top button