Hungaria kundër përshpejtimit të Ukrainës në BE: Ballkani Perëndimor po anashkalohet
Kryeministri hungarez Péter Magyar tha se përshpejtimi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian do të ishte i padrejtë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë qenë në procesin e anëtarësimit prej vitesh.
Sipas Magyar, pranimi i kandidatëve individualë nuk duhet të përshpejtohet në kurriz të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi kjo nuk do të ishte as e drejtë dhe as pragmatike.
Ai vlerësoi se nuk ka gjasa që të gjitha shtetet anëtare të kenë të njëjtin qëndrim për këtë çështje, por tha se Hungaria do të përfaqësojë interesat e veta në negociatat për zgjerimin e ardhshëm të BE-së.








