Hysni Gucati paraqitet në sallën e gjyqit në Hagë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucai është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në zyret e OVL-UÇK, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Për Gucatin kishte një fletarrestim dhe urdhër për transferim të lëshuar nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara.

Seanca e parë ndaj Hysni Gucatit po mbahet publike.

Hysni Gucati bashkë me udhëheqësit e tjerë të OVL-UÇK, përmes konferencave për media, kishin deklaruar që në zyrat e organizatës një person i panjohur ka sjellë dokumente, që siç kanë deklaruar ata, janë dosje që rrjedhin nga Gjykata Speciale. /Kosovapress/

LEXO EDHE:

Back to top button