Kosovë, dy viktima dhe 43 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se të enjten janë konfirmuar edhe 43 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rezultatet janë në bazë të 589 mostrave të testuara.

Sipas të dhënave, nga sëmundja kanë vdekur edhe dy pacientë duke e ngritur numrin e të vdekurve në Kosovë në 627.

Në raportin ditor të IKSHPK-së njoftohet se të enjten janë konfirmuar si të shëruar edhe 123 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.359.

Që nga muaji mars në Kosovë janë infektuar gjithsej 15.663 persona. Prej tyre, 13.677 janë shëruar.

LEXO EDHE:

Back to top button