I dyshuari kryesor për rrahjen e hendbollistit kroat është akoma në arrati

I dyshuari kryesor për rrahjen e hendbollistit kroat është akoma në arrati

Gazetar: Adnan Qaili

Për rastin e rrahjes deri në vdekje të hendbollistit kroat Denis Tot, policia mori vesh e fundit. Pamjet tregojnë se ai u godit nga tre persona edhe pasi humbi vetëdijen i shtrirë në tokë.

Por, nga stafi i klubit të natës u thirr vetëm Autoambulanca. Ministri i Brendshëm hodhi poshtë pretendimet se nuk u angazhuan në kohë, shkruan Alsat.

Oliver Spasovski tha se që nga ai moment policia nuk ka ndalur së kërkuari të arratisurin 28 vjeç. Ai tha se ka të dhëna që i dyshuari kryesor nuk ka ikur jashtë shtetit, të paktën përmes pikave kufitare.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit që nuk erdhi nga vendngjarja për prishje të rendit dhe qetësisë apo për rrahje, por u lajmëruam nga Qendra Klinike në Shkup, ekipet tona shkuan te spitali dhe filluan veprimet hetuese. Në asnjë moment nuk kemi ndaluar deri në zbardhjen e plotë të rastit me parashtrimin е padive brenda 24 orëve dy persona janë arrestuar që morën pjesë në bela. Personi i tretë kërkohet, është lëshuar kërkim qendror, do të bëjmë edhe fletë arrest vendor dhe fletë arrest ndërkombëtar”, tha Oliver Spasovski, Ministër i punëve të brendshme.

Nga Prokuroria Publike thonë se pamjet e ngjarjes e publikuar në rrjetet sociale nuk e dëmton procesin e hetimit. Për të dyshuarin e parë thonë se janë në kërkim, por nuk sqarojnë përse ende s’kanë kërkuar urdhër-arrest në nivel vendi, e aq më pak jashtë shtetit. Autopsia e Mjekësisë Ligjore tregoi se kroati kishte gjuhën e këputur dhe 4 hematoma në tru.  Vajza 19 vjeçe K.L. dhe 22 vjeçi А.К. mbahen në paraburgim 30 ditorë nën akuzën për vrasje. Tjetri është në arrati.

“Pesë ditë pas tragjedisë i dyshuari kryesor me inicialet A.Gj. është ende në arrati. Ndërsa organet hetuese thanë që ai po kërkohet me një kërkim të përgjithshëm që nënkupton nëpër adresat, të cilat ai mund të ketë lëvizur, por akoma nuk është shkruar flet-arrest vendor apo ndërkombëtar”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Sipas dëshmitarëve 28 vjeçi Tot natën e 7 prillit kur ndodhi tragjedia ishte në shoqëri të 19 vjeçes K.L. dhe pas një zënke mes tyre dy djemtë А.К. dhe А.Gj. kanë ardhur për ta marr atë me taxi para klubit të natës. Në ora 3.30 të mëngjesit sherri eskaloi në shqelma dhe grushte ku kroati mbeti ma vetëdije. Sigurimi i klubit nuk i mbajti të dyshuarit që mos ti ikin. Vetëm se ndërhynë pasi përfundoi sherri.

Përveç kësaj, klubi natës “Privilege” ku ndodhi tragjedia nuk ka as leje për punë, thonë nga Ministria e Ekonomisë. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut bënë të ditur se do të veprojnë sërish për këtë klub nate, ndonëse kanë vepruar edhe më parë. Nga Ambasada e Kroacisë në Shkup vazhdojnë të bëjnë thirrje që ky rast sa më parë të zbardhet plotësisht. Sot në qytezën Gjakovë të Kroacisë u bë varrimi i të ndjerit. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button