Faturat e larta do mbyllin kompanitë, biznesmenët kërkojnë masa nga Qeveria

Faturat e larta do mbyllin kompanitë, biznesmenët kërkojnë masa nga Qeveria

Gazetare: Andrea Çobanova

Kompanitë nuk mund të mbajnë më barrën e faturave të larta të energjisë elektrike, sipas Odës së Tregtisë. Ata që nga dhjetori u kanë bërë apel autoriteteve që të ndërmarrin masa, pasi faturat e energjisë elektrike janë rritur disa herë, por nuk kanë marrë përgjigje, shkruan Alsat.

Në planin afatgjatë, ekziston rreziku i madh që shumë kompani të ndalojnë prodhimin e tyre.

“Pelagonia dhe Prespa janë kompanitë më të rrezikuara. Unë jam 12 vite kryetar, mund të them që kompanitë janë në gjendjen më të vështirë, për të mos thënë në gjendje kome, kompani që tashmë e kanë mbyllur prodhimin. Kompania ime kishte 800 mijë denarë rrymë, tani paguan 2 milionë, kompanitë me 100 mijë euro tani 300 mijë euro dhe tashmë e ka ndërprerë prodhimin”, deklaroi Mirko Velkovski- Kryetar i Odës Rajonale Manastir.

Nga Oda thonë se kompanitë janë të gatshme të investojnë në fotovoltaikë, por hasin në pengesa për shkak të procedurave burokratike për të kryer këtë investim.

“Ne jemi të gatshëm të investojmë një pjesë të madhe të fondeve tona në energjinë diellore në fotovoltaikë në mënyrë që të tejkalojmë koston kryesore të impaktit energjetik. Megjithatë, kemi pengesa administrative nga autoritetet vendore ku operojmë. Kërkojmë nga autoritetet vendore së bashku me qeverinë mbështetjen ti kapërcejnë pengesat dhe të lëshojnë leje”, u shpreh Irena Jakimovska- Kryetare e Odës Rajonale Prilep.

Për shkak të pasigurisë në të cilën ndodhen kompanitë, ndihma nga shteti është një skenar i pashmangshëm, që investimet të mos ndalen dhe punëtorët të largohen nga puna.
“Askush nuk mund të parashikojë se sa do të zgjasë kjo dhe e gjitha kjo çon në një pasiguri të rëndë, që mund të na çojë në një situatë ku kompanitë të heqin dorë nga investimet, të heqin dorë nga vendet e punës dhe për një kohë të mbyllen”, tha Branko Azeski -Kryetar i Odës Ekonomike.

Nga Oda për nesër paralajmëruan një mbledhje, pas së cilës do t’i propozojë Qeverisë propozim masat për tejkalimin e krizës. Krahas ndihmës në fushën e energjisë elektrike, ata do të kërkojnë nga kompanitë që në periudhën e ardhshme të mos kenë taksa shtesë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button