I fshehu gjyshi në pakot e makaronave, mbesat gjejnë thesarin pas 20 vitesh

I fshehu gjyshi në pakot e makaronave, mbesat gjejnë thesarin pas 20 vitesh

Dy motra nga Xhenova e Italisë kanë gjetur një thesar të vërtetë, të fshehur në disa paketime makaronash. Brenda pakove që ishin ruajtur në bodrumin e gjyshit të tyre kanë qenë të fshehura 150 milionë lireta. Por lajmi i keq është se shuma e parave nuk mund të konvertohet në euro duke qenë se kanë kaluar mbi 10 vjet nga hyrja në fuqi e monedhës së re.  Tashmë dy motrat po mendojnë t’i shkruajnë edhe Presidentit të Republikës dhe guvernatorit të Bankës së Italisë për të kërkuar këmbimin e liretave me euro. “Do të doja t’i lusja atyre dhe kujtdo që mund të ketë mundësi të bëjë diçka, të vërë dorën në zemër, sepse kombet e tjera evropiane vazhdojnë të këmbejnë para nga monedhat e vjetra që gjenden mbase rastësisht. Si në rastin tonë ka shumë familje të tjera. Shumë gjyshër dhe shumë prindër kanë kursyer një jetë dhe kështu ata janë duke frustruar sakrificat e tyre. Unë me të vërtetë shpresoj se diçka mund të bëhet”, tha njëra prej dy motrave. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button