I mbijetuari nga aksidenti në Kroaci shpërthen në lot teksa tregon momentin kur i doli gjumi nga përplasja

Fidan Hajdari i cili arriti të shpëtoi i gjallë nga aksidenti tragjik në Kroaci ka treguar tmerrin që përjetuan derisa autobusi po përplasej.

- Advertisements -

Hajdari ka thënë se në momentin kur ndodhi aksidenti kishte qenë në gjumë dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.

“Vetëm kam udhëtu, nuk e kam pasë askënd të familjes. Rasti ka ndodhur në 6 në mëngjes, shumica kemi qenë në gjumë, ka ndodhur një aksident shumë i shpejtë. Arsyet e aksidentit është mirë me i dhënë policia, unë për vete kam qenë në gjumë nuk mund të supozojë”, ka thënë Hajdari.

Mes lotësh ai tregon se disa nga trupat e viktimave i kishin larguar vetë dhe shton se pamjet ishin shumë të rënda.

“Më ka dalë gjumi, e kam pa që jemi duke u përplasur por se kemi pritur që ka me qenë kaq tragjik. Fati që kemi shpëtuar shumica, fati i keq është që 10 prej neve nuk ia kanë dalë. Autoritetet kroate i kisha falenderu kanë bërë një punë shumë të mirë”, tha Hajdari për mediumin kroat sbplus.hr.

“Kam qenë në pjesën e mesme të autobusit në katin e sipërm. Po, shumicën prej tyre i kemi largu vetë trupat… E kam lajmëru familjen, janë informu edhe prej mediave”, shtoi ai.

YouTube video

LEXO EDHE:

Back to top button