Si ndodhi aksidenti tragjik që mori jetën e 10 kosovarëve – Mediumi kroat publikon videon e rikonstruktuar

Mediumi kroat Dnevik.hr ka rikonstruktuar aksidentin e autobusit kosovar i cili u rrokullis në Slavonski Brod në Kroaci.

Ilustrimi është bërë me ndihmën e informacioneve pas një hetimi policor.

Bazuar në po këtë ilustrim, autobusi pasi kishte kaluar në zonën me bar autobusi i pasagjerëve u rrokullis.

Sipas informacioneve të vërtetuara, shoferi i autobusit po lëvizte në korsinë jugore në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga.

VIDEO

Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë kanë pësuar lëndime pas përplasjes së autobusit në Kroaci.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.

Për të parë videon klikoni KËTU.

LEXO EDHE:

Back to top button