I mori rrjedha e ujit, gjenden trupat e pajetë të babë e bir në Malësi të Madhe

I mori rrjedha e ujit, gjenden trupat e pajetë të babë e bir në Malësi të Madhe

Në Shqipëri janë shënuar viktimat e para nga moti i keq që ka mbërthyer vendin që prej fundjavës.

Babë e bir, të cilët i mori rrjedhja e ujit në Malësi të Madhe, janë gjetur mëngjesin e së hënës nga forcat e policisë. Trupat e pajetë u gjetën përgjatë përroit në Bogë.

Polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kryen 16 orë kërkime intensive që prej ditës së djeshme kur u dha alarmi për zhdukjen e tyre.

50-vjeçari Pjetër Rushaj po udhëtonte me makinë së bashku me djalin dhe vajzën e tij. Rrjedha e ujit mori përpara makinën e tyre. Fatmirësisht vajza mundi të dilte dhe shpëtoi. Ndërsa për fat të keq, at e bir nuk ia dolën dot.

LEXO EDHE:

Back to top button