I riu nga Kosova qëllohet për vdekje në qendër të Hanoverit

Një kosovar i moshës rreth 30 vjeç që ishte duke drejtuar makinën e llojit Porsche është qëlluar për vdekje nga persona ende të panjohur. Këtë e kanë konfirmuar policia gjermane në një deklaratë për media nga vendi i ngjarjes, shkruan RTL.

 

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qendër të Hanoverit.

Siç ka treguar zëdhënësi i policisë, Micahel Bertram, dyshohet se kishte pasur një zënkë të mëhershme në mes të dy automjeteve. Të paktën thuhet se ka pasur të shtëna nga një makinë Mercedes-Benz. Pas të shtënave, makina Porsche është përplasur dhe drejtuesi ka vdekur pavarësisht përpjekjeve për kthim në jetë.

Në ngjarje dyshohet se janë përfshirë më shumë se dy persona.

“Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz ka ikur në këmbë pas incidentit, derisa një kontroll i menjëhershëm i policisë nuk ka rezultuar i sukseshëm”, ka thënë Policia.

Sipas zëdhënësit të policisë Bertram, përveç Porsches së zezë, në vendin e ngjrajes kishte edhe Mercedesi i bardhë me targa nga Donauwörth (Bavaria) me disa vrima plumbi.

LEXO EDHE:

Back to top button