Ia ngrit pagën vetes në 5500 euro dhe presidentit në 6000 euro, kryeministri kroat arsyeton vendimin
Ia ngrit pagën vetes në 5500 euro dhe presidentit në 6000 euro, kryeministri kroat arsyeton vendimin

Qeveria kroate vendosi sot rritjen e pagave të ministrave, përfaqësuesve parlamentarë, sekretarëve të shtetit, gjyqtarëve kushtetues dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë shtetërorë.
Me këtë rast ka bërë një deklaratë kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, raporton index.hr.
“Të ardhurat për zyrtarët që kanë qëndruar të pandryshuara për vite me radhë, tani jemi në pozitë që t’i rrisim ato, sepse me të gjitha arritjet është koha që kjo çështje të vendoset në rendin e ditës. Pas mandatit të tretë, ministrat jo vetëm që nuk janë ndër të parët për nga lartësia e pagave në ministritë e tyre, por janë diku në mes. Ne mendojmë se kjo rritje e pagave është një masë antikorrupsioni. Pasi kemi siguruar një rritje të madhe ekonomike dhe kemi rritur pagat minimale, është koha të rrisim pagat e ministrave”, pohoi ai.