Ibaka te Klipersat, Rondo te Atlanta

Skuadrat e NBA-s janë duke bërë ndrrimet finale në prag të fillimit të sezonit të të ri, që nis me 22 dhjetor. Në 24 orët e fundit u regjistruan disa lëvizje në merkaton e basketbollistëve. Më i zëshëm ishte kalimi i Serzh Ibaka nga Toronto te Los Anxhelos Klipers për 19 mln dollarë.

Ndërkohë plejmejkeri i Los Anxhelos Lejkersit, Razhon Rondo vendosi të kalojë në radhët e Atlanta Houks, ku do të përfitojë 15 mln dollarë në 2 sezonet e ardhshme.

Gordon Hajvard për kalimin nga Bostoni te skuadra e Sharllot Hornets, do të përfitojë plot 120 mln dollarë për kontratën 4 vjeçare.

LEXO EDHE:

Back to top button