Idea e drekës: Mish i bardhë i mbushur me djathë dhe salcë kosi

Një pickim i paparë ndonjëherë nga disa përbërës të lirë

Mishi i bardhë mund të bëhet në mënyra të ndryshme dhe nuk dihet se cili është më i shijshëm. Provoni këtë pulë të mbushur me djathë të grirë dhe salcë kosi, më pas të pjekur në furrë. Mund të servirni një sallatë si pjatë anësore, por do të mjaftojë edhe një copë bukë sepse kjo pjatë në vetvete ka shije fantastike.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 200 g djathë
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lugë salcë kosi
  • majdanoz
  • 1 domate
  • 500 gr fileto pule
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

Grini djathin dhe shtoni kosin, hudhrën e shtypur dhe majdanozin e grirë dhe përziejini të gjitha mirë. Pritini mishin në gjysmë, por jo deri në fund, pastaj hapeni. I hedhim kripë dhe piper, më pas e mbulojmë me përzierjen e djathit dhe salcë kosi. Palosni dhe rregulloni përsëri me kripë dhe piper. Prisni një copë letër furre katrore dhe në mes vendosni vaj ulliri, më pas një copë mishi. Bëni një varkë nga letra (si në video).

 I vendosim në një tepsi dhe i spërkasim me djathë dhe sipër i vendosim feta domate. Spërkateni sërish me djathë, këtë herë hidhni majdanoz, më pas piqini në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 35-40 minuta.

LEXO EDHE:

Back to top button