Ideja e Maksim Dimitrievskit për abrogimin e mekanizmit të bandenterit, nuk gjen as vëmendjen e partnerëve të pushtetit

Ideja e Maksim Dimitrievskit për abrogimin e mekanizmit të bandenterit, nuk gjen as vëmendjen e partnerëve të pushtetit

Ideja e Maksim Dimitrievskit dhe ministrit të tij për Drejtësi, Igor Fillkov për abrogimin e mekanizmit të bandenterit, nuk gjen as vëmendjen e partnerëve të pushtetit. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti deklaratat e Dimitrievskit i cilësoi filma që ky i fundit i ka parë para vitit 2001. Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit dhe Badenteri janë themelet të shtetit të ri që nuk guxojnë të preken.

“Dimitrievski akoma i shef filmat e para vitit 2001. Ka përfunduar ai film dhe nuk është lëndë shqyrtimi e as diskutimi. Badenderi dhe Marrëveshja e Ohrit janë themelet e shtetit të ri të Maqedonisë. Kjo është e ardhmja. Gjithçka tjetër është e kaluar, film i parë dhe që nuk përsëritet më asnjëherë”, deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër.

Një qëndrim të tillë ditë më parë pati edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se çështja e badenterit është punë e mbyllur dhe nuk duhet diskutuar më shumë. Por BDI vlerëson se abrogimi i badenterit diskutohet pikërisht për faktin se VMRO-DPMNE-ja dhe ZNAM kanë gjetur partnerë shqiptarë që mbështet largimin e këtij mekanizimi.

“Këto nuk janë të rastësishme, plani për ta zhbërë MO-në është përgatitur para disa viteve por u ka munguar një partner shqiptar që do t’ua legjitimonte atë. Me ne nuk kan mundur ta bëjnë, tash kur kanë gjetur një partner me të cilin mund të thonë para ndërkombëtarëve se neve mund ta zhbëjmë MO-në dhe shqiptarët na lejojnë, ata kanë nisur ta zbatojnë”, tha Bujar Osmani, BDI.

Ditë më parë, kreu i partisë ZNAM deklaroi se Badenteri po keqpërdoret nga partitë politike dhe si rrjedhojë po vë në pikëpyetje funksionimin e shtetit. Paraprakisht, mbi këto arsye ishte deklaruar edhe ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov i cili vjen nga partia e Dimitrievskit. Partia e këtij të fundit në Kuvend përfaqësohet nga 6 deputet, ndërsa deklarata e tij për badenterin vijnë pikërisht në kohën kur në komunën ku ai drejton, subjektet shqiptare janë bashkuar, veprim që do t’i mund t’i vështirësonte vendimet brenda këshillit komunal në mandatin e ardhshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button