Shkollë për zanate të ndryshme dhe vetëm për gra do të themeloj Komuna e Çairit nëse në zgjedhjet lokale këtë komunë do ta fitoj Bujar Osmani

Shkollë për zanate të ndryshme dhe vetëm për gra do të themeloj Komuna e Çairit nëse në zgjedhjet lokale këtë komunë do ta fitoj Bujar Osmani

Shkollë për zanate të ndryshme dhe vetëm për gra do të themeloj Komuna e Çairit nëse në zgjedhjet lokale këtë komunë do ta fitoj Bujar Osmani, kandidat nga AKI. Osmani tha se shkolla do të financohet nga komuna ndërsa gratë do të kenë mundësi të trajnohen për zanatet që dëshirojnë që më pas tu mundësohet hapja e një biznesi personal. Osmani premtoi edhe mbështetje të hapjes së bizneseve nga gratë.

“Gratë e Çairit do të mund të mbarojnë shkollën për një zanat të cilit do lloj për shkak se do të jetë e paisur dhe me trajnues dhe në fund do të marin diploma dhe ato diploma do të jenë bazë që ato të hapin bizneset e veta individuale. Kjo për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme që secila grua të ketë një trajnim të vetin, të hap një biznes të vetin dhe pastaj komuna si projekt të dytë do të subvencionojë hapat e parë të hapjes së atij biznesi”, deklaroi Bujar Osmani, kandidat për Komunën e Çairit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button