Ka skaduar afati që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë Kuvendit për t’i përmirësuar ndryshimet skandaloze të Kodit Penal që miratuan nga pushteti LSDM-BDI
Ka skaduar afati që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë Kuvendit për t’i përmirësuar ndryshimet skandaloze të Kodit Penal që miratuan nga pushteti LSDM-BDI
Gazetar: Suad Bajrami
Pavarësisht se skadoi afati gjashtë mujor, Gjykata Kushtetuese nuk ka miratuar vendim për shfuqizim ose anulim të ndryshimeve skandaloze të Kodit Penal të shtatorit të vitit 2023, me të cilat u ulën dënimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shoqërimit kriminal, por edhe u liruan nga ndjekja penale disa funksionarë dhe u mbyllën disa raste të korrupsionit të lartë. Më ketë duket se Kushtetuesja po i jep edhe një shans Kuvendit për të sjell ndryshimet e kërkuara.
Kushtetuesja, që në shkurt të vitit 2025 kishte shprehur dyshim se këto ndryshime të votuara nga shumicës parlamentare LSDM-BDI, kishin qenë në kundërshtim me vlerat themelore të rendit kushtetues, sundimit të ligjit, por edhe mbrojtjen e garantuar kushtetuese për barazi të të gjithë qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve, në vend të vendimit, do të pret edhe një sqarim nga Kuvendi.
“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski është në komunikim me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe me letër i është drejtuar Kuvendit që të marrë informatë në lidhje me afatin e përcaktuar prej 6 muajsh dhe udhëzimet për harmonizimin e ligjit, të dhëna nga Gjykata Kushtetuese. Në bazë të përgjigjes së Kuvendit, Gjykata do t’i ndërmerr hapat e mëtutjeshëm për të vepruar në këtë lëndë”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.
Në vendimin për hapjen e procedurës, theksohet që sipas Aktit të Gjykatës, nëse Kuvendi nuk vepron sipas udhëzimeve për intervenime ligjore, Gjykata Kushtetuese do të kalojë në fazën e veprimit, respektivisht do të miratojë vendim përfundimtar, i cili mund të ketë karakter shfuqizues ose anulues, në varësi prej vlerësimit të rëndësisë së shkeljes.
Ndryshimet e Kodit Penal të miratuara në kohën e pushtetit LSDM-BDI duke shpëtuar qindra funksionarë të cilët kanë rrezikuar dënime me burg për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ekspertët, por edhe bashkësia ndërkombëtare kanë dërguar kritika të ashpra, pasi që me këto ndryshime është dobësuar kuadri ligjor, duke ndikuar negativisht në ndjekjen penale të korrupsionit, veçanërisht në çështjet e nivelit të lartë. /Alsat.mk








