Iker Kasilas rikthehet te Real Madridi

Ish portieri legjendar i Real Madridit, Iker Kasilas, është lidhur përsëri me klubin, ku kaloi pjesën më të gjatë të karrierës së tij si futbollist. Real Madrid nëpërmjet një njoftimi të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit ka konfirmuar rikthimin e Kasillasit në një rol të ri.Kasillas do të ushtrojë rolin e zëvendës drejtorit të përgjithshëm në Fondacionin e Real Madridit.

Si portieri, Kasillas fitoi 19 tituj në 25 vite të qëndrimit në “Santiago Bernabeu”, që prfshijnë 3 tituj në Ligën e Kampionëve, dy tituj në SuperKupën e Evropës, 5 tituj në La Liga, dy në Kupën e Spanjës dhe katër tituj të Superkupës së Spanjës. Për kombëtaren e Spanjës ka 167 paraqitje dhe ka arkëtuar titullin e kampiontit të botës në vitin 2010 dhe titujt evropian në vitet 2008 dhe 2012.

LEXO EDHE:

Back to top button