(Video) Incident në Kuvend, deputetët e Levicës “sulmojnë” nënkryetarin Misovski

(Video) Incident në Kuvend, deputetët e Levicës “sulmojnë” nënkryetarin Misovski

Deputetët e partisë “E Majta”, kanë shkaktuar kaos në Kuvend duke shkatërruar pajisjet elektronike. Raportohet se deputetët në fjalë kanë sulmuar dhe nënkryetarin e  Kuvendit, Goran Misovski i cili ishte duke kryesuar me seancën. Apasiev dhe Kërmov  kanë hedhur letra në drejtim të Misovskit.

Më pas Kërmov fillon të thyejë monitorin e kompjuterit dhe kërkoi të ndërpritet seanca. Ai i hodhi të gjitha sendet nga tavolina e kryetarit të Kuvendit. Ndërsa sekretarja e përgjithshme e qeverisë, Cvetanka Ivanova, e cila ishte pranë Misovskit, heq gotën e ujit që Kërmov të mos e thyejë dhe të lëndojë dikë.

Incidenti erdhi si rezultat i asaj që 87 deputetët e pranishëm në sallë nuk e pranuan kërkesën e së Majtës për tërheqjen e Rregullores nga debati i sotëm.

Pas këtij incidenti Misovski ndërpret seancën e Kuvendit.

Video: Telma

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button