Inflacioni, Banka Popullore parashikon ulje

Inflacioni, Banka Popullore parashikon ulje

Gazetar: Adnan Qaili

Rritje ekonomike prej 2,1% dhe inflacion mesatar një shifror që do të lëvizte nga 8-9% janë parashikimet e Bankës Popullore për këtë vit. Aktualisht tek ne inflacioni është 13%, kurse në vendet e Evropës 3-5%.
Rritja e parashikuar e ekonomisë është më e ulët në krahasim me planin fillestar por është në mes të intervalit të dy skenarëve nga projeksioni i tetorit, tha guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Bezhovska. Dhe për dy vitet e ardhshme, parashikimet e BPV-së janë të pandryshuara, pra pritet rritje deri në 4%. Këtë vit pritet një deficit dukshëm më i ulët krahasuar me projeksionin e tetorit, pra një ngushtim i deficitit në 3.6% të BPV-së. Në periudhën e ardhshme, shtoi guvernatorja Bezhovksa, pritet stabilizim i çmimeve, i cili së bashku me pritshmëritë për një ekonomi më të mirë globale dhe rimëkëmbjen e partnerëve më të rëndësishëm tregtarë do të kontribuonte në uljen e mëtejshme të deficitit në vend.

Për sa i përket aktivitetit kreditor të sektorit bankar, ka një rritje krahasuar me parashikimet e tetorit. Projeksioni është që në fund të vitit të ketë një ngadalësim që do të çonte në 5,7% dhe sipas Bezhovskas, një kontribut të caktuar në lëvizje të tilla kanë edhe masat monetare dhe makroekonomike të miratuara.

“Në bazë lëvizjet e inflacionit janë në linjë me pritshmëritë tona, vitin e kaluar ajo ishte pak më e ulët sesa që e parapamë, por këtë vit janë në atë nivel të pritur. Si trend është në rënie dhe presim që inflacioni të vazhdoj të bie në dy vitet e ardhshme. Sa i përket rezervave devizore ka rritje të theksuar si vitin e kaluar ashtu edhe një tremujorin e parë të këtij viti ka rritje më shumë se pritshmëritë tona”, deklaroi Anita Bezhovska, Guvernatore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button