Inflacioni në BE 2.6 për qind

Inflacioni në BE 2.6 për qind

Norma vjetore e inflacionit në Eurozonë në qershor të këtij viti ishte 2.5 për qind, që është një rënie nga 2.6 për qind në maj. Një vit më parë, në qershor 2023, kjo normë ishte 5.5 për qind, raportoi Instituti Evropian i Statistikave – Eurostat.

Në Bashkimin Evropian, inflacioni vjetor ishte 2.6 për qind në qershor 2024, nga 2.7 për qind në maj. Një vit më parë kjo normë ishte 6.4 për qind.

Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Finlandë (0.5 përqind), Itali (0.9 përqind) dhe Lituani (1.0 përqind).

Normat më të larta vjetore u regjistruan në Belgjikë (5.4 përqind), Rumani (5.3 përqind), Spanjë dhe Hungari (të dyja 3.6 përqind). Krahasuar me majin 2024, inflacioni vjetor ra në 17 shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në një dhe u rrit në nëntë.

Në qershor 2024, kontribuuesit më të mëdhenj në normën vjetore të inflacionit në eurozonë ishin ushqimet, alkooli dhe duhani (0,48 pp) dhe produktet industriale joenergjetike (0,17 pp).

LEXO EDHE:

Back to top button