Inspektorati i Mjedisit Jetësor është duke i analizuar materiet e dëmshme nga zjarri në depon e mbetjeve elektronike, si arseni, plumbi dhe të tjera

Inspektorati i Mjedisit Jetësor është duke i analizuar materiet e dëmshme nga zjarri në depon e mbetjeve elektronike, si arseni, plumbi dhe të tjera

Inspektorati i Mjedisit Jetësor është duke i analizuar materiet e dëmshme nga zjarri në depon e mbetjeve elektronike, si arseni, plumbi dhe të tjera. Drejtoresha e Inspektoratit tha se gjithashtu kanë rekomanduar që Instituti i Shëndetit Publik ti analizojë bunarët që dje janë përdorur për shuarjen e zjarrit për të parë nëse ka materie toksike.

“Po analizohen gazrat e dëmshme, grimcat PM10, dhe metale të rënda, plumb, arsen, kadmium dhe nikel. Këto janë mostrat që janë marrë, gjithashtu janë marrë mostra edhe nga laboratori i Ministrisë së Mjedisit Jetësor. Në komunikim me laboratorin, më herët nesër do t’i marrim rezultatet, pasi ato nuk janë rezultate që mund të dalin menjëherë. Rezultatet do t’i përdorim për procedurën e mëtejme”, tha Ivana Gjinovska, Drejtore e Inspektoratit të Mjedisit.

LEXO EDHE:

Back to top button