Inspektorati Policor nis hetime ndaj policëve që mbrëmë rrahën një person në sheshin e Prishtinës

Një qytetar është arrestuar me forcë mbrëmë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Arrestimi i këtij qytetari ka ngjallur reagime për mënyrën se si Policia e Kosovës kishte vepruar ndaj tij. E hetime tashmë për këtë punë ka nisur Inspektorati Policor i Kosovës, shkruan Express.

Nga ky institucion kanë njoftuar e mbrëmë rreth orës 22:00 përmes “Linjës së Kaltër” (numri i telefonit pa pagesë 080003333)  kishte pranuar një ankesë lidhur me pretendimet  e një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në një incident që kishte ndodhur më rreth orës 21 e 30 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast.

“Incidenti ishte raportuar të ketë ndodhur mbrëmë kur njësia policore gjatë realizimit të detyrave konkretisht gjatë patrullimit në sheshin “Nënë Tereza” ka hasur në qytetarin  i cili ka qenë pa maskë mbrojtëse dhe është arrestuar nga policia me dyshimin për pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.  Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast.  Ankuesi (i arrestuar nga policia) është dërguar për trajtim mjekësor përderisa raportohet se edhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore gjatë arrestimit”, thuhet në njoftimin e Inspektoriatit Policor të Kosovës.

Hetime për këtë rast tashmë ka nisur edhe prokuroria e shtetit. Nga IPK thonë se në konsultim me ta do t’i ndërmarrin procedurat e tjera të nevojshme.

Megjithëkëtë, në një deklaratë për Express, nga Policia e Kosovws kanw sqaruar se personit tw arrestuar iu është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka përfill urdhrat e zyrtarëve policor,

Sipas Hoxhës, qytetarit i është kërkuar dokumenti i identifikimit nga zyrtaret dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje sipas Ligjit për pandeminë COVID-19 dhe ka filluar të përdorë shprehje dhe sjellje ofenduese e kërcënuese.

“Rreth orës 21:30 njësia policore gjatë realizimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, konkretisht gjatë patrullimit në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka hasur në personin e dyshuar me inicialet (B. S., 1988), i cili ka qenë pa maskë. Të njëjtit iu është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka përfillur urdhrat e zyrtareve policor, kur atij iu është kërkuar dokumenti i identifikimit nga zyrtarët dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje sipas ligjit ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kërcënuese, duke shfaqur po ashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor, në një moment ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarëve policor ku të njëjtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka marr lëndime nga sjelljet e pakontrolluara dhe rezistente nga i dyshuari”, tha Hoxha.

I dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Express/

LEXO EDHE:

Back to top button