Institucionet gjyqësore nën llupën e BE-së, Këshilli vlerësues sërish në Shkup
Institucionet gjyqësore nën llupën e BE-së, Këshilli vlerësues sërish në Shkup

I dërguari special i Komisionit Evropian për të verifikuar punën e Këshillit Gjyqësor, Branko Hërvatin sot ka ardhur përsëri në Shkup, pas vizitës së parë që e kishte në muajin korrik. Hërvatin dhe ekipi i tij me mision vlerësues kanë filluar takimet informative dhe grumbullimin e materialeve të nevojshme përmes të cilave konsiderojnë se mund të bëjnë vlerësimin e punës së Këshillit Gjyqësor. Gjatë ditës është takuar me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga ndërsa misionin e tij e përmbyll të premten. Vlerësimi, kritikat dhe rekomandimet e Hërvatin do të pasqyrohen përmes Komisionit Evropian. /Alsat.mk