INTEGRIMI / Petrushevski: Filipçe është pion i Radevit
Në vend të një aleance me Bullgarinë, Filipçe duhet të bëjë aleancë me popullin e tij për të mbrojtur interesat kombëtare. VMRO-DPMNE-ja e akuzon kreun e opozitës se është në shërbim të interesave të Radevit, me shpresën për t’u kthyer në pushtet me ndihmën e ndërkombëtarëve.
“Deri sa LSD-ja ishte në pushtet, Venko Filipce dhe Zoran Zaev, të etur dhe lakmitarë për një ditë më shumë në pushtet, pranuan dhe nënshkruan një fletë të bardhë letre me Bullgarinë. Ata menduan se nëse do të nënshkruanin gjithçka që u jepej, nëse do të gjunjëzoheshin dhe do t’i lustronin këpucët ndonjë burokrati evropian, kjo do t’u sillte fitoren në zgjedhje dhe në këtë mënyrë do të qëndronin në pushtet. Tani, nga opozita, Filipce është një version i përmirësuar i asaj LSD-ja që dikur ishte në pushtet dhe pranon verbërisht gjithçka që vjen nga Bullgaria, vazhdimisht me shpresën se dikush tjetër, jo qytetarët me votë në zgjedhje, do ta sjellin atë në pushtet. Për Filipçen, nuk ka vija të kuqe për identitetin, gjuhën, kulturën, historinë, ai do t’ia jepte Bullgarisë pa iu dridhur syri, vetëm për pushtet. Kjo është arsyeja pse ai është shndërruar në pion të Radevit dhe thotë se identiteti kombëtar maqedonas nuk kërcënohet nga ultimatumet bullgare,” deklaroi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE./Alsat.mk








