Gjeneral Emini: Siguria kombëtare, sfidë e shtetit dhe e shoqërise
Gjenerali Besnik Emini, në Konferencën për Siguri, theksoi se shtetet duhet të jenë të afta të funksionojnë edhe nën presion të madh. Ai vuri në dukje se siguria moderne nuk lidhet vetëm me mbrojtjen ushtarake, por edhe me stabilitetin e qeverisë, infrastrukturën kritike, sigurinë kibernetike dhe energjetike. Sipas tij, lufta dhe konkurrenca strategjike sot përfshijnë edhe sulme kibernetike, dezinformim, presion ekonomik dhe ndikim teknologjik.
“Konfliktet e fundit, si lufta në Ukrainë, kanë treguar se siguria kombëtare nuk përcaktohet vetëm nga kapacitetet ushtarake, por edhe nga aftësia e shtetit dhe shoqërisë për të vazhduar funksionimin nën presion. Sot, qëndrueshmëria e mbrojtjes përfshin stabilitetin e qeverisë, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, sigurinë kibernetike, sigurinë energjetike, komunikimin strategjik, menaxhimin e krizave, lëvizshmërinë ushtarake, bashkëpunimin publik–privat dhe kohezionin shoqëror,” deklaroi Besnik Emini,Gjeneral.








