Intelektualët bullgarë: Është i papranueshëm kontestimi i kombit dhe gjuhës maqedonase

Qeveria bullgare menjëherë të lejojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në, ndërsa debatet, në vend se për çështje historike, të transferohen në sferën e bashkëpunimit në kulturë, ekonomi, politikë, ekologji…, kërkojnë një grup i intelektualëve bullgarë në letrën e hapur dërguar kryeministrit Bojko Borisov, ministres së Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Sofje, si dhe zyrës së BE-së në vendin e tyre.

Sipas tyre, është i papranueshëm kontestimi i kombit dhe gjuhës maqedonase. Nuk është adekuate, konsiderojnë, që të pritet njëra palë në bisedimet të bëjë vetëvrasje politike.

“Jashtëzakonisht shqetësues është fakti që Republika e Bullgarisë e bllokoi fillimin e procesit të bisedimeve të Maqedonisë për anëtarësim në BE, me argument i cili është i pakuptueshëm për marrëdhëniet bashkëkohore ndërkombëtare. Sipas mendimit tonë, Bullgaria do të pësojë dëm në imazh në nivele të ndryshme kombëtare, me pasoja të paparashikueshme. Në pyetje është miqësia, fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi mes të dyja vendeve të cilat janë shtyllat kryesore të marrëveshjes së njëjtë. Përkundër kësaj, manifestimet e vrazhda nga të dyja palët, në nivel të lartë politik, të arrogancës dhe interpretimet afatshkurta historike me shije të gjallë nacionaliste dhe shoviniste “, theksojnë në letër.

Shtojnë Bullgaria të japë “dritë të gjelbër” për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE pa shtyrje, gjegjësisht kjo të ndodh deri në fund të vitit 2020, në kuadër të presidencës gjermane me Këshillin.

LEXO EDHE:

Back to top button