Inteligjenca e SHBA ndihmoi në shënjestrimin e luftanijes Moskva nga ukrainasit

Inteligjenca e SHBA ndihmoi në shënjestrimin e luftanijes Moskva nga ukrainasit

Forcat ukrainase kishin kontaktuar amerikanët kur kanë vërejtur Moskva, që iu kanë konfirmuar identitetin dhe kanë ofruar informacion shtesë për lokacionin e luftanijes.

Sipas burimeve të televizionit amerikan CNN ishin agjencitë e inteligjencës së SHBA’së që kanë ofruar të dhëna për luftanijen kryesore të flotës ruse në detin e zi pak para se ajo të goditej nga dy predha ukrainase që rezultuan me fundosjen e saj.

 

Forcat ukrainase kishin thirrur kontaktet e tyre amerikanë në mes të prillit dhe ata i kishin konfirmuar se ishte në fakt luftanija Moskva ka raportuar CNN duke cituar burime me njohuri rreth incidentit.

Zëdhënësi i Pentagon, John Kirby, ka thënë të enjten në raportim për media se SHBA i ofron “Ukrainës informacion dhe inteligjencë që ata mund ta shfrytëzojnë për të mbrojtur veten”.

LEXO EDHE:

Back to top button