Interi, pas Aslanit kërkon edhe një futbollist tjetër shqiptarë

Në radarët e Interit, merkaton e kësaj vere ka përfunduar edhe emri i Marash Kumbullës. Fjala është për mbrojtësin shqiptar të Romës, një lojtar që Interi e kishte synuar tashmë qysh në verën e vitit 2020, së bashku me Tonalin.

Për Inzaghin, ylli i kombëtares shqiptare do të ishte zëvendësuesi i përsosur për një nga tre titullarët e prapavijës zikaltër, veçanërisht nëse Shkriniar dhe De Vrij do të largoheshin.

Gjithsesi, Roma, që nuk e priti mirë lamtumirën e Mkhitaryan, e ka shqiptarin në bilanc për rreth 20 milionë euro dhe nuk ka vendosur nëse ai do të shitet.

Ndërkohë, sot, ka kaluar vizitat mjekiësore futbollisti tjetër shqiptar, Kristjan Asllani. Pra, do të ishte një mrekulli nëse në radhët e zikaltërve do të shihnim dy lojtarë të kombëtares shqiptare.

 

LEXO EDHE:

Back to top button