KRRE-ja publikoi çmimet e rreja të energjisë elektrike

KRRE-ja publikoi çmimet e rreja të energjisë elektrike

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KKRE) solli vendimet, përmes të cilave çmimi mesatar i energjisë elektrike për 98,8% të amvisërive do të rritet mesatarisht 7,4 %.

„Pa bllok tarifat, çmimi i energjisë elektrike do të shënojë rritje për të gjitha amvisëritë për 17,74%, në vend të 7,4% të tanishme për 98,8% të amvisërive. Me këtë reformë të sistemit tarifor mbrohen kategoritë më të ndjeshme,“ deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Çmimet e reja për furnizuesin universal EVN HOME SHPK Shkup, të cilat do të jenë në fuqi nga data 1 korrik 2022, janë dimenzionuar në mënyrë të shkallëzuar sipas blloqeve, kështu që ata që shpenzojnë më pak energji elektrike do të paguajnë çmim më të ulët, për dallim të atyre që do të paguajnë më shumë për shkak të konsumit më të lartë, theksoi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

FATURAT GJATË DIMRIT
59.9% do të kenë rritje prej 6.6%
35.5% do të kenë rritje prej 6.7% deri më 8.8%
3.4% do të kenë rritje prej 8.8 deri më 11.2%
1.2% do të kenë rritje prej 11.4 deri më 99.5%

FATURAT GJATË VERËS
77.2% do të kenë rritje prej 6.7%
21.8% do të kenë rritje prej 6.7% deri më 8.8%
0.7% do të kenë rritje prej 8.8 deri më 11.3%
0.2% do të kenë rritje nga (11.4 deri më 100%)

Varësisht prej blloqeve, gjatë dimrit 59,9% e amvisërive do të kenë fatura më të larta për 6,6 %, ndërsa 35,5% do të kenë fatura më të larta nga 6,6% deri më 8,8%, 3,4% e konsumatorëve do të marrin fatura më të larta nga 8,8% deri më 11,2% dhe vetëm 1,2% e konsumatorëve do të marrin fatura më të larta nga 11,4% deri më 99,5%. Gjatë periudhës së verës, varësisht prej blloqeve, 77,2% e amvisërive do të marrin fatura më të larta për 6,7 %, ndërsa 21,8% do të marrin fatura më të larta nga 6,7% deri më 8,8%. Vetëm 0,7% e konsumatorëve do të marrin fatura më të larta nga 8,8% deri më 11,3% dhe 0,2% e konsumatorëve do të marrin fatura më të larta nga 11,4% deri më 100%.

LEXO EDHE:

Back to top button