Lajçak: Kurti e Vuçiq mund të takohen në korrik!?

Lajçak: Kurti e Vuçiq mund të takohen në korrik!?

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se beson që ekziston momentum për takim ndërmjet liderëve të dyja vendeve, kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Lajçak ka thënë se përgjatë vizitës treditore në Kosovë është takuar me krerë të pushtetit dhe opozitës për të diskutuar rreth dialogut. Duke folur për të pagjeturit, ai tha se shpreson që do të miratohen dokumentet, të cilat janë duke punuar grupet punuese. I pyetur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Lajçak tha se marrëveshjet duhet të zbatohen.

“Është zotimi të cilin e ka pranuar Kosova. Ka një parim të mirënjohur të së drejtës ndërkombëtare që thotë ajo që është pajtuar duhet të zbatohet, kjo nuk është diçka që Brukseli e kërkon, kjo është diçka që është pajtuar në mes të palëve në dialog, në mes të Kosovës dhe Serbisë, siç ju thash, ajo që është pajtuar duhet të zbatohet”, tha Mirosllav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button