Interi pas Hakimit, gati të shes edhe një yll tjetër të skuadrës

Pavarësisht se ka shitur Hakimi te PSZH-ja, skuadra e Interit ka nevojë sërish për të arkëtuar dhe nuk mundet që të lëvizë në merkato për shkak të humbjeve të mëdha dhe bilancit negativ. Kështu që mund të ketë një sakrifikuar të dytë dhe emri i tij është Lautaro Martinez.

Kampionët e Italisë janë gati të nisin bisedimet për shitjen e futbollistit argjentinas, i cili ishte afër Barcelonësm verën e kaluar.

Lautaro realizoi 19 gola dhe dhuroi 11 asiste në sezonin e fundit me ekipin zikaltër. “The Telegraph” raporton se sulmuesin argjentinas e kërkon Arsenali. Mikel Arteta e sheh si përforcimin perfekt për majën e sulmit dhe drejtuesit e klubit anglez kanë kërkuar informacion tek Interi.

LEXO EDHE:

Back to top button